INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kukeli: Do të japim maksimumin për të shpresuar deri në fund

Kukeli: Do të japim maksimumin për të shpresuar deri në fund

Publikuar më: 19:47 16-06-2016

Burim Kukeli me paraqitjet e tij në dy ndeshjet e para u mbylli gojën skeptikëve që dyshonin nëse ai ishte zgjedhja e duhur. Padyshim ka qenë një ndë më të mirët për kombëtaren tonë, pasi ështa nga ata lojtarët që flasin pak por punojnë shumë. Megjithatë Kukelit i dhemb akoma humbja ndaj Francës, pasi Shqipëria ishte shumë pranë barazimit. Dhe këtë zhgënjim e reflektoi qartë në konferencën për shtyp nga Perros-Guirrec ku skuadra është rikthyer për të rinisur punën në prag të sfidës së radhës kundër Rumanisë.

“Normalisht jemi ende të mërzitur. 24 orë kanë kaluar, por ende e kemi në kokë golin e pësuar. Duhet të punojmë, kemi edhe pak kohë deri për Rumaninë”.

Më pas, 32-vjeçari u përqëndrua te dueli i fundit, duke premtuar se skuadra do të japë maksimumin për të shpresuar deri në fund.

“Kemi zhvilluar dy ndeshje shumë të mira dhe nuk i kemi merituar humbjet. Me Zvicrën luajtëm shumë mirë dhe mund të kishim marrë një pikë, me Francën të gjithë e dinë atë që ndodhi. Rumania nuk është një kundërshtar i lehtë, janë paraqitur mirë me Francën dhe Zvicrën. Tashmë duhet të tregojmë vlerat tona për të arritur një fitore”.

Mesfushori i lindur në Gjakovë e pranon se skuadra ndihet e lodhur psikologjikisht dhe fizikisht, por shton se lojtarët janë profesionistë dhe kjo nuk do të reflektohet në fushën e lojës. Në fund, ai ndalet edhe te episodi i golit të pësuar në fundin e ndeshjes, duke e pranuar se ekipi gaboi në mbulim.

“Nuk duhet ta kishim pësuar atë gol ashtu, me disa lojtarë kundërshtarë në zonë. Secili mbrojtës duhet të kishte markuar lojtarin e tij dhe Franca është një ekip i madh që nuk të fal. Kemi bërë disa gabime, deri në momentin e golit”.

Article Logic
Execution time: 0.0035560131072998