Mungoi në ndeshjen ndaj Rumanisë, për shkak se kishte plotësuar numrin e kartonave, por kontributi i tij në ndeshjen ndaj Zvicrës dhe Francës ishte shumë i madh. Kukeli e ka vuajtur shumë humbjen ndaj Francës dhe këtë e ka thënë edhe në konferencën e tij për shtyp, duke thënë se ajo që i ka ngelur peng nga këto ndeshje është pësimi i golit në minutat e fundit në ndeshjen ndaj Francës.
“Mendoj se e kemi merituar që të marrim një pikë në dy ndeshjet e para, ose ndaj Zvicrës, ose ndaj Francës. Në cilën e kemi merituar më shumë? Mendoj se ndaj Francës, ajo më ka ngelur peng sepse pësuam në minutën e fundit.
Do të doja shumë që të luaja, por jam i lumtur që morëm tre pikë. Ky sukses është shumë i rëndësishëm për skuadrën, Federatën dhe tifozët.
Festa e golit, kur të gjithë jemi bashkë tek stoli, është një tjetër dëshmi se jemi një skuadër. Ne festojmë bashkë, fryma e grupit është shumë e mirë, është ajo që na solli këtu.”