INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Kukësi’, Deputeti PD-së pyet zvkryeministren, reagimi i saj para ambasadorit britanik

‘Kukësi’, Deputeti PD-së pyet zvkryeministren, reagimi i saj para ambasadorit britanik

Publikuar më: 11:15 06-04-2018

Çështja e protestuesve të Kukësit, 11 prej të cilëve vijojnë të jenë të arrestuar ka shkaktuar debate edhe mes deputetit të PD-së Romeo Gurakuqi dhe zvkryeministres Senida Mesi.

Gjatë tryezës së përbashkët me ambasadorin britanik Duncan Norman në Shkodër Gurakuqi i kërkoi Mesit të jepte shpjegime për arrestimin e 11 protestuesve dhe tarifën e Rrugës së Kombit.

Debati vijoi edhe më tej kur Gurakuqi kërkoi që Mesi të mos largohej nga tryeza.

Zvkryeministrja u shpreh se duhet të nisej për në Tiranë për shkak të një takimi tjetër çka tensionoi situatën para ambasadorit.

E pranishme në tryezë ka qënë edhe kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi e cila tha se qeveria ështëe lidhur me krimin dhe trafikimin e drogës në rang ministrash.

Article Logic
Execution time: 0.0040538311004639