INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kukësi fiton Kupën e Shqipërisë, Laçi jashtë Europës

Kukësi fiton Kupën e Shqipërisë, Laçi jashtë Europës

Publikuar më: 09:10 23-05-2016

Kukësi është fituesi i Kupës së Shqipërisë në futboll, pasi arriti të fitojë me 11-metërsha ndaj Laçit në finalen e zhvilluar këtë të diel në “Qemal Stafa”.

Kuksianët ishin shumë pranë triumfit që në kohën e rregullt, por një gol i shënuar në minutën e 3 të shtesës bëri që ndeshja të shkojë në shtesë.

Pjesa e parë e takimi u mbyll me rrjeta të paprekura, pavarësisht përpjekjeve të të dyja ekipeve të cilat më shumë ishin të përqendruar në mesin e fushës. Gjyqtari kryesor i takimit, që në këtë rast ishte italiani Marko Guida, u detyrua të nxirrte 5 kartonë të verdhë vetëm në pjesën e parë.

Ndërsa 45 minutat e dyta nisëm me Kukësin më kërkues dhe në minutën e 66 ata arritën të gjejnë edhe golin e avantazhit të shënuar nga Karioka. Në këtë mënyrë, Laçi mbetet jashtë Europës, ndërkohë që feston edhe Teuta e Durrësit, e cila kualifikohet në Europa League për sezonin e ardhshëm edhe pse u rendit në vend të 4-t në kampionat, duke marrë një dhuratë pikërish nga Kukësi.

Article Logic
Execution time: 0.0036652088165283