INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kukësi godet në merkato, firmos me Bakaj

Kukësi godet në merkato, firmos me Bakaj

Publikuar më: 15:30 09-08-2017

Elis Bakaj është i Kukësit. Goditje e madhe e kampionëve të Shqipërisë që me një operacion të rrufeshëm kanë siguruar shërbimet e sulmuesit 30-vjecar, që luajti gjysmën e dytë të sezonit të kaluar me Vllazninë, ku shënoi edhe 6 gola në 13 ndeshje. Me një karrierë të pasur, gjatë së cilës ka qenë pjesë edhe e ekipit Kombëtar, duke i konfirmuar aftësitë e tij në vend dhe në kampionate të ndryshme si ai rumun apo kroat, Bakaj është një garanci më shumë për sulmin e Kukësit.

Sulmuesi që mund të mbulojë edhe rolin e fantazistit i jep më tepër opsione trajnerit Mladen Milinkovic. Sipas “Supersport” Bakaj ka firmosur me Kukësin një kontratë 1-vjecare me opsion rinovimi edhe për vitin pasardhës, ndërsa mësohet se klubi kampion i ka plotësuar kërkesat financiare bazë si dhe duke parashikuar një sërë klauzolash me bonuset në varësi të arritjes së objektivave nga klubi dhe nga vetë futbollisti që kërkohej nga disa skuadra të rëndësishme të kampionatit shqiptar. Në këtë mënyrë bëhet realitet binomi Kukësi – Bakaj që me sa duket ka qenë në shenjën e të dyja palëve, pasi ish-sulmuesi i Tiranës dhe Partizanit ka qenë edhe më parë pjesë e Kukësit, pikërisht në marsin e vitit 2014 ku për shkak të ndërprerjes së kampionatit ukrainas për shkak të luftës Bakaj u largua nga Chornomorets Odesa dhe firmosi për pjesën e mbetur të sezonit me Kukësin.

Afrimi i tij te Kukësi vjen pak orë pas një tjetër goditjeje të madhe për sa i përket sulmit, me klubin verilindor që zyrtarizoi marrëveshjen me sulmuesin e kombëtares së Azerbajxhanit Rauf Alijev, futbollist 28 vjkecar që premton shumë, ndërkohë që drejtuesit e klubit janë shumë pranë arritjes së akordit edhe me një tjetër sulmues cilësor, kroatin Andrea Otocian. Afrime që te Kukësi shpresojnë të bëjnë që të harrohet shpejt Pero Pejic, kryegolashënuesi i sezonit të kaluar që ndau rrugët me skuadrën gjatë kësaj vere.

Article Logic
Execution time: 0.0035150051116943