Kukësi vazhdon traditën në ligat e Europës, ku edhe pse me 10 lojtarë ka arritur të kualifikohet në turin tjetër. Kukësi fiton 1-0 në Mal të Zi ndaj Rudarit vendas falë golit të Gurit në minutën e 81-të të ndeshjes së kthimit të turit të parë eliminator të Europa League. Kukësit i duhej vetëm fitorja ose barazimi me shumë gola që të kalonte në turin tjetër, por arriti të fitonte, falë golit të sulmuesit të ri të talentuar, i ardhur në këtë merkato. Kukësi për një pjesë të madhe të lojës, luajti me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Grecës, në minutën e 65-të. Skuadra kuksiane në turin tjetër do të përballet me ekipin e Austrisë se Vienës.
Ndërkohë skuadra tjetër shqiptare që luante sot, Teuta, është turpëruar nga skuadra kazake, Almaty, duke u eleminuar kështu nga ky kompeticion. Ekipi nga Kazakistani i ka mposhtur me rezultatin e thellë, 5:0 durrsakët. Almaty e kishte fituar edhe ndeshjen e parë në Shqipëri, por me rezultat minimal 1:0.