Kukësi ka fituar me shifrat 0-2 në transfertën e ndaj Flamurtarit, luajtur në kuadër të gjysmëfinales së parë të Kupës së Shqipërisë.
Një rezultat tepër pozitiv për të besuarit e Duros që do të presin të qetë ndeshjen e kthimit në “Zeqir Ymeri”.
Hasani dhe Shameti vendosën edhe fatin e këtij takimi që në pjesën e parë brenda vetëm 9 minutave.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Laç, vendasit fituan 1-0 përballë kampionëve të Skënderbeut.