Kukësi ka fituar ndaj Skënderbeut në finalen e Supërkupës së Shqipërisë, finale e luajtur kjo në stadiumin Selman Stermasi. Verilindorët kanë triumfuar 3-1 në ndeshjen emocionuese të këtij fillim-sezoni, duke siguruar kështu trofeun e dytë në historinë e ekipit, pas Kupës së Shqipërisë.
Kuksianët ishin të parët qe kaluan në avantazh me anë të Dvornekoviç dhe më pas korrcarët barazuan shpejt me anë të japonezit Fukui.
Pas pjesës së parë, në të dytën ishte Emini që kaloi sërish Kukësin në avantazh dhe më pas Pero Pejiç që shënoi golin e tretë për Kukësin.