INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kukësi “Nderi i Kombit” për mikpritje

Kukësi “Nderi i Kombit” për mikpritje

Publikuar më: 18:36 15-04-2016

Në vitin 2000, Kukësi u kandidua për çmimin Nobel për paqe për faktin se priti rreth 450 mijë shqiptarë të Kosovës, të dëbuar nga trojet e tyre. Në këtë mënyrë Kukësi u bë qyteti i parë në botë i kandiduar për një çmim të tillë, për mikpritjen dhe bujarinë ndaj popullit kosovar.

Ndërkohë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani akordoi dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” për kuksianët, për kontributin që dhanë për shqiptarët e Kosovës në vitin 1999. Kreu i shtetit e cilëson unike dhe të papërsëritshme pritjen që kuksianët u bënë kosovarëve. “Mikpritja është pasuria që trashëguan shqiptarët. Ju sfiduat edhe skeptikët e kohës, meritoni të viheni në piedestal”- iu drejtua presidenti, kuksianëve.

Kjo dekoratë u dha pikërisht në kohën kur diskutohet nëse Shqipëria do të jetë në situatë të ngjashme me një fluks sirianësh ose jo.

Article Logic
Execution time: 0.0036590099334717