Kukësi e ka nisur me barazim aventurën europiane në këtë sezon. Ekipi i drejtuar nga Hasan Lika, është ndalur në shifra të barabarta 1-1 ndaj ekipit malazez Rudar. Ishin kuksianet që kaluan në avantazh të parët, në minutën e 32-të me anë të Rangel, blerja më e re e tyre. Mirëpo pas shënimit të golit loja e kuksianeve ra ndjeshëm dhe malazezët e vunë në presion, derisa barazuan në minutën e 72-të. Mici ndërhyri gabim në zonë, dhe për arbitrin ishte penallti. Gjuan portieri mik Radanoviç, dhe barazon. Ndeshja u luajt në Elbasan Arena pa praninë e tifozëve.