Kukësi ka mundësinë e artë këtë javë përballë Luftëtari të marrë tri pikët dhe të ngushtojë diferencën me Partizanin kryesues duke shpresuar tek një fitore e Tiranës në derbi. Ndërkohë, trajneri Cungu në një konferencë për shtyp ka vlerësuar maksimalisht ekipin gjirokastrit dhe ka shpjeguar situatën e “pazakontë” të dëmtimeve në grupin e tij.
"Për mua është hera e parë si trajner në Superiore, që ndeshem me kaq shumë dëmtime të lojtarëve. Kemi luajtur vetëm dy ndeshje njësoj, sa i përket formacionit në fushë”
Sipas Cungut ekipet e Superiores kanë tejkaluar normat e “fair play” në përballjet me Kukësin.
“Kundërshtarët kanë luajtur fort ndaj Kukësit, edhe duke e kaluar kufirin e “fair play”.Kundërshtarët karikohen maksimalisht, kur luajnë ndaj nesh”
Për Cungun ekipi i tij nuk ka dhënë maksimumin ende, ndërsa tha se nuk i interesojnë fare rezultatet e rivalëve të tyre.