UEFA ka zyrtarizuar pak minuta më parë se Kukësi do të luajë kundër kampionëve të Maltës, Valleta, një skuadër e kalueshme për verilindorët.
Ndeshja e parë do të luhet më 10 ose 11 korrik në stadiumin “Loro Boriçi”, ndërsa e kthimit më 17 ose 18 korrik.
Kukësi duket se është me shumë fat, që pas ndëshkimit të Skëndërbeut.
Shkëndia ka “peshkuar” në këtë short kampionët e Uellsit.
Nga 5 kundërshtarët që kishte, ekipi kampion i Maqedonisë ka pasur një short të favorshëm për të kaluar në turnin tjetër.