Partia Demokratike ka mbledhur sot Kuvendin Kombëtar, ku mbi 7 mijë delegatë të forcës kryesore të opozitës do të votojnë dhe miratojnë statutin e ri të kësaj force politike. Kuvendi Kombëtar mblidhet pasi pak ditë më parë Këshilli Kombëtar i PD miratoi ndryshimet statusore, që pritet të sjellin një tjetër organizim në këtë parti. Të pranishëm janë gjithashtu edhe aleatët e PD-së në opozitë, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Fatmir Mediu, Nard Ndoka etj si dhe kritiku i Bashës Eduard Selami.
Gjithashtu të pranishëm në këtë Kuvend Kombëtar të Partisë Demokratike janë edhe disa qytetarët kuksianë të cilët janë ulur para podiumit këmbëkryq siç shihet në këtë foto.