Para se të hynte në takim me Kryeministrin Rama, shefes së diplomacisë Federica Mogherinit i kanë dalë përpara disa të rinj me pankarta në duar. Simbolikisht ata i kanë kujtuar se disa kuksianë janë në burg se protestuan kundër taksës së Rrugës së Kombit. Të rinjtë kanë kërkuar lirimin e 11 të arrestuarve.
“S’ka Shqipëri te bashkuar me Europen me Kukës te perjashtuar ”, shkruhet në pankartat e të rinjve protestues.