Dy persona janë arrestuar dhe një polic është shpallur në kërkim për 17.550 rrënjët e hashashit të asgjësuara në Kolonjë.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) shpalli në kërkim inspektorin e zonës, shtetasin E. M. 35 vjeç, ndaj të cilit u vendos masa e sigurisë “Arrest me burg”.
SHÇBA bën me dije se në bashkëpunim me policinë lokale dhe Prokurorinë u dokumentua bashkëpunimi për operacionin antikannabis të zhvilluar në 23 gusht të këtij viti, gjatë të cilit u asgjësuan 17.550 bimë të dyshuara si Cannabis Sattiva.
Në vijim të operacionit është bërë edhe arrestimi i Jorgo Kristali, 44 vjeç dhe Gramoz Bejko, 45 vjeç, të dy banues në Tiranë.