Parkut të Madh të Liqenit i shtohet një tjetër hapësirë çlodhëse.
Kësaj here një nga simbolet e Kinës, një objekt krejt origjinal që sjellë traditën kineze të ndërtimit në Shqipëri dhe që do të shërbejë si një vend relaksi por edhe bisedash mes miqsh.
“Drejt përfundimit Bisedka më speciale në Parkun e Madh!
Një bashkëpunim me Ambasadën Kineze, ndërtimi nën kujdesin e miqve kinezë dhe APR, materialet enkas nga Kina për Parkun e Madh!
Pavioni Rekreativ i dedikohet miqësisë Kinë-Tiranë! Relaks e atmosferë ZEN në zemër të Parkut, në shëtitoren buzë liqenit!”, shkruan Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në faqen e saj në facebook.