INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kumar me Teatrin! E enjtja ku do të vuloset fati për shembjen e Teatrit Kombëtar

Kumar me Teatrin! E enjtja ku do të vuloset fati për shembjen e Teatrit Kombëtar

Publikuar më: 15:17 24-10-2018

Dy çështjet më të debatuara të politikës, fati i teatrit kombëtar si dhe mbyllja me ligj e lojërave të fatit do të marrin ‘udhë’ përmes votimit në kuvend. Ditën e enjte pritet të diskutohet dekreti i Presidenti për teatrin kombëtar, e që me shumë gjasa qeveria ka vendosur ta rrëzojë. Në njoftimin e kuvendit lajmërohet se të enjten, përpara seancës do të diskutohet në komisionin përgjegjës pikërisht dekreti i dytë i presidentit për ligjin e Teatrit.

Njoftimi i Kuvendit:
“Në rend të ditës:
Shqyrtimi i Dekretit të Presidentit nr. 10908, dt. 11.10.2018 “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 37/2018, datë 20.09.2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”.
E pas këtij diskutimi burimet bëjnë të ditur se socialistët do të votojnë kundër dekretit të kreut të shtetit duke lënë në fuqi ligjin, i cili i hap rrugë garës për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar. Kjo është mundësia e fundit që kuvendi mund të rishikojë qëndrimin e tij, pasi me rrëzimin në kuvend të dekretit ligji hyn menjëherë në fuqi.
Pak ditë më parë kreu i shtetit, Ilir Meta ka refuzuar sërish miratimin e ligjit të maxhorancës, që i hap rrugën shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Në dekretin e ri të Presidentit evidentohen në total 9 shkelje ligjore, të cilat sipas Metës nuk janë reflektuar në draftin e miratuar nga Parlamenti.

Article Logic
Execution time: 0.0024218559265137