INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kumbaro për ndërhyrjen në Butrint: “Nuk është ndërtim, po rehabilitojmë një godinë ekzistuese”

Kumbaro për ndërhyrjen në Butrint: “Nuk është ndërtim, po rehabilitojmë një godinë ekzistuese”

Publikuar më: 17:37 11-10-2017

Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro e thirrur në një seancë dëgjimore për Butrintin, në komision tha se monumentet nuk janë natyra të vdekura vetëm për tu parë por edhe për tu shfrytëzuar. Kumbaro raportoi pranë komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik për një ndërtimi që po ngrihet brenda parkut kombëtar të Butrintit duke hedhur poshtë akuzat e opozitës për gërmime në zonën e Butrintit. Sipas ministres, projekti ka të bëjë vetëm me rehabilitimin e ngrehinës, rifuksionalizmin e saj, që të funksionojë në mënyrë dinjitoze. “Është respektuar konfiguracioni ekzistues, është shtuar vetëm një verandë, e gjitha me dru dhe xhamë, me materiale të lëvizshme që siç montohen edhe çmontohen”- thotë Kumbaro. Reagon deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi e cila tregon një foto ku duket se po punohet e se po përdoret beton e llaç. Me ligj thotë Vokshi, nuk lejohet çdo gjë me karakter ndërtimor, ndërsa pyet ministren. A është ky një ndërtim?
“Ligji nuk lejon punime nën themel, shtrohet shtresa e zhavorrit, mbi të cilën shtrohet platforma e lëvizshme”-sqaron Kumbaro. “E gjithë ajo platformë mundë të zhvendoset në çdo moment, është krejt e lëvizshme dhe e parashikon ligji, ndalohet ndërtimi, gërmimi nën tokë”-ndërsa kjo sipas saj është krejt e ligjshme e sipas të gjitha konventave. “Nuk ka gërmime”. Më tej ministrja e Kulturës, thotë se ka komunikuar me UNESCO, dhe se kjo e fundit nuk aprovon projekte, në gjithë botën.
“Jemi konsultuar sepse ne kemi detyrime të raportojmë rregullisht në UNESCO. Kemi delegacionin tonë në Paris dhe komunikojmë me ta. Detyrimi ynë është raportimi i përvitshëm, por ne bëjmë edhe konsultime. Raporti i është dërguar para një muaj organizatës për informacion”. Më herët ministria e Kulturës, sqaroi se bazuar në modelet më të mira ka hartuar një dokument, i cili përmbush të gjitha nevojat për të arritur politikat institucionale të rrjetëzimit të monumenteve të kulturës. Kjo punë me karakter rregullator, vendoset në dy kontekste. Në kontekstin e kantiereve të vështira dhe të kushtueshme të shpëtimit të monumenteve të kulturës dhe kontekstin ligjor.

Article Logic
Execution time: 0.0037000179290771