INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’ka teknologji në zgjedhje! Kume një mesazh politikës [VIDEO]

S’ka teknologji në zgjedhje! Kume një mesazh politikës [VIDEO]

Publikuar më: 15:25 30-05-2018

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE i la një ditë më parë porosi klasës politike shqiptare që të përfundojë dhe të zbatojë reformën zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme lokale. Përdorimi i teknologjisë në zgjedhje është një prej kërkesave, për të cilën eksperti Kristaq Kume thotë në një intervistë për IN News se ka kohën e mjaftueshme për tu zbatuar.
Kristaq Kume:
“Ka kohë. Gati një vit duhet për të parë dhe për të bërë të mundshme nëse zbatohet dhe çfarë mund të sjellë kjo teknologji. Duhet të fillojnë të punojnë. Në qoftë se e lënë që dakortësinë politike e lënë për në muajt e fundit, frikëm se do të ndodhemi në të njëjtat5 situata që kemi kaluar. Do të japim paratë por nuk e dimë se ku do të shkojnë”.
Por ka dhe një moment që e bën të zbatueshëm përdorimin e teknologjisë në zgjedhje.
Kristaq Kume:
“Nuk e shoh si problem ligjor përdorimin e teknologjisë, por si një problem nga fillimi e deri në fund si problem të dakortësisë politike”.
Përdorimi i teknologjisë në zgjedhje ka për qëllim eliminimin e tjetërsimit të votës, ndërsa për këtë pikë Kume thotë se klasa politike ndoshta nuk është e interesuar që ta aplikojë.
Kristaq Kume:
“Të frikën nga ajo se mundësia për ta keqpërdorur atë çka të ofron teknologjia e informacionit është shumë më e vogël se sa mundësia se sa për të keqpërdorur komisionarët”.

Article Logic
Execution time: 0.0025749206542969