INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kume: SHBA e BE të ndërhyjnë për reformën zgjedhore ndryshe “Mafia do të kapë pushtetin” [VIDEO]

Publikuar më: 19:00 15-02-2017
Ndërkombëtarët duhet të ndërhyjnë ashtu siç vepruan me reformën në drejtësi edhe për reformën zgjedhore. Ky është mendimi i ekspertit të çështjeve zgjedhore Kristaq Kume, i cili në një intervistë për IN TV thotë se kjo është e vetmja rrugë për implementimin e rekomandimeve të OSBE ODIR në Kodin Zhjedhor. Ish-kreu i KQZ-së jep një paralajmërim të fortë për vendin. Sipas tij në këto kushte, në vitin 2017 mafia rrezikon të kapë pushtetim. Ndërsa Presidneti ka përcaktuar 18 qershorin si datën e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme, Kume thotë se politika ka gjithë kohën e nevojshme për të realizuar reformën zgjedhore, por sipas tij mungon vullneti i lidërshipit politik.
Article Logic
Execution time: 0.0016779899597168