Familja e Meghan Markle vazhdon të jetë e përfshirë në situata që krijojnë skandale. Pas sulmeve të njëpasnjëshme që iu bënë Meghanit, radhën e ka kunata e saj e ardhshme.
Sipas mediave të huaja, Darlene Blount është arrestuar nga polica ditën e djeshme pranë ambienteve të shtëpisë së saj.
Sipas komshinjve mësohet se arsye për këtë është bërë një sherr në familje, ku i pranishëm ishte dhe Thomas Markle. Menjëherë më pas, ajo ka nisur të bërtasë dhe të hedhë gjëra nga kati i katërt duke shkaktuar kështu zhurma shqetësuese. Megjithatë, policia ende nuk ka dalë me një deklaratë për këtë.