INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kundërpërgjigjet

Kundërpërgjigjet "Agresori": Ja prova që Kesha po gënjen!

Publikuar më: 11:38 23-02-2016

Vazhdon të thellohet edhe më shumë çështja e Kesha-s kundër Dr. Luke.

Ndonëse kishte qëndruar në heshtje deri më tani, ky i fundit nuk ka duruar dot dhe ka shpërthyer në Twitter në lidhje me akuzat për përdhunim dhe abuzim seksual ndaj këngëtares. Ai ka thënë se kurrë nuk ka kryer marrëdhënie me hitbërësen e “Tik Tok”, duke pyetur njëkohësisht se përse njerëz të cilët nuk e dinë sesi qëndron e vërteta, nderhyjnë në mbrojtje të njërës apo tjetrës palë. Në postimet e mbrëmshme në Twitter, të cilat kanë zgjatur për rreth 30 minuta, Luke është ndalur gjithashtu tek avokati i Kesha-s, Mark Geragos, i cili sipas tij nuk është i aftë të mbrojë të drejtat e një femre duke qenë se gjatë karrierës së tij ka përfaqësuar personazhe si Chris Brown.

"I akuzuari" ka ripostuar edhe shumë artikuj të TMZ, njëri prej tyre në lidhje me një dëshmi të dhënë nga Kesha në vitin 2011-të, kohë kur Dr. Luke dhe artistja u hodhën në gjyq nga ish menaxheri i kësaj të fundit. Shikoni në foton më poshtë si i është përgjigjur asaj kohe Kesha pyetjes nëse ishte abuzuar apo jo nga Dr. Luke, dhe gjykimin final e bëni vetë! 

   

Article Logic
Execution time: 0.0019159317016602