INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kundërpërgjigjet Rezarta Shkurta ndaj mediave: Do mbani përgjegjësi para ligjit! [FOTO]

Kundërpërgjigjet Rezarta Shkurta ndaj mediave: Do mbani përgjegjësi para ligjit! [FOTO]

Publikuar më: 13:36 12-07-2017

Gjatë ditës së djeshme, kur u dha vendimi i Gjykatës së Lartë e cila dënoi me 10 vjet burg nipin e Enver Hoxhës, të gjitha mediat shkruan për Rezartën.

Lajme të shumta të cilat përqëndroheshin tek reagimi i bashkëshortes së Ermal Hoxhës ndaj lajmit të dhimbshëm për familjen e saj. Dhe kryesisht, ose më mirë të themi të gjithë, shkruan se si ajo po argëtohej në darka dhe në Paris ndërkohë që burrin e saj e kishin dënuar me 10 vite pas hekurave. Nuk ka vonuar as kundërpërgjigja e Rezartës në Instagramin e saj, e cila pasi ka shpjeguar që do ta presë bashkëshortin e saj dhe do qeshë e do jetojë se ka një princeshë për të rritur, iu është hedhur kundër mediave. Këngëtarja bukuroshe e ka mbyllur postimin e saj me një kërcënim: “Për të gjitha shkrimet ku keni dëmtuar emrin tim, ku më keni bërë me Ferrari, helikoptera, e anije kozmike do të mbani përgjegjësi para ligjit”! Ja shkrimi i plotë:

"I di si i thone kesaj historie?

Mire problemi, po ste len rehat as mizat!

Gjate ketyre dy vjeteve, kam njohur boten, njerezit me shume sec kisha mundur ta beja per 28 vite jete. Kam njohur dashakeqesine e pangopur te gazetareve, per disa klikime e per disa komente te njerezve te frustruar ne jeten e tyre.

Pa marre fare parasysh cfare ndikimi mund te shkaktojne tek familjaret. Keto vite kam lexuar cmenduri te tipit "Ermali ne burg, Rezarta ne plazh" pa marre parasysh qe isha me familjen, apo "Ermali ne burg, Rezarta qesh"

Rezarta do qesh, do shkoj ne plazh sepse kam nje princeshe per ta rritur te lumtur, dhe do qesh sepse Ermalin e kam shendosh e mire dhe vendi ku ai ndodhet ka nje derë, e cila do hapet nje dite.

Dhe Per te ja vlen te presesh vitet qe me duken dite, mbase dhe nje jete te ter! 

Kam ber durim me ju, nuk kam dashur te hap lufte sepse kam kuptuar qe shkrimet, sensacioni eshte pjese e punes tuaj!

Por tani e tepruat!

Per te gjitha shkrimet ku keni demtuar emrin tim, ku me keni ber me ferrari, helicoptera, e anije kozmike do te mbani pergjegjesi para ligjit!"

reza.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037829875946045