INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kundërpërgjigjia e ashpër / Llalla: Presione sorosiane për manipulim [VIDEO]

Publikuar më: 16:25 02-02-2017

Ka ardhur brenda pak orësh përgjigja e Prokurorisë së Përgjithshme ndaj akuzave të Ambasadorit Amerikan Donald Lu. Në një deklaratë akoma më të ashpër se ato të diplomatit, kreu i prokurorisë akuzon direkt diplomatin Amerikan se po tenton të manipulojë opinionin, në një skenar sorosian.

Prokuroria:
“Prokuroria e Përgjithshme është gjendur ditën e sotme në një sulm të hapur dhe të paprecedent nga ambasadori aktual në Tiranë, z. Donald Lu, lidhur me qëndrimet e institucionet përsa sa i përket Reformës në Drejtësi dhe kandidaturave për anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”.
Kjo ka qënë përgjigjia e drejtpërdrejtë e Prokurorisë ndaj Ambasadorit Amerikan, duke shënuar kështu përplasjen më të fortë mes organit të akuzës dhe diplomatit Donal Lu. Por kush janë qëllimet e këtyre sulmeve publikë të diplomatit Lu sipas organit të akuzës?
Prokuria:
“Këto presione të Ambasadorit Amerikan në Tiranë janë tipike sorosiane, të cilat kërkojnë të manipulojnë opinionin publik dhe të zhvlerësojnë institucionet.
Prokuroria e Përgjithshme i bën të qartë zotit Lu se, nëse është mësuar të jetë zot në ambjentet e politikës shqiptare, këtë nuk mund ta realizojë me institucionin e Prokurorisë”.
Shantazh ndaj organit të akuzës i ka konsideruar të gjitha qëndrimet e Ambasadorit Lu Prokuroria e Përgjithshme.
Prokuroria:
“Zoti Lu mendon se ka në dorën e tij fatin e Prokurorisë kur shantazhon institucionin për mbyllje hetimesh apo me heqje vizash. Duhet ta ketë të qartë ai dhe kushdo tjetër që, për të përmbushur detyrimet kushtetuese dhe ligjore, prokurorët e Republikës nuk kanë nevojë për viza”.
Ndërsa për akuzën se kryeporkurori Llalla ka 18 muaj që po punon kundër reformës në drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme ka këtë përgjigje ndaj Donald LU.
Prokuroria:
“Sa i përket Reformës në Drejtësi, Prokuroria e Përgjithshme dhe prokurorët kanë mbështetur që në fillimet e saj nevojën për reformim. Duhet theksuar se këto qëndrime kanë gjetur mbështetjen e plotë në Opinionin e Komisionit të Venecias, i cili, siç dihet tashmë, ka rrëzuar një pjesë të konsiderueshme të drafteve të propozuar nga ekspertët e huaj, të mbështetur publikisht nga Ambasadori Lu”.
E pas kësaj deklarate, Kryeprokurori Adriatik Llalla i është drejtuar syrës së Presidentit të Republikës, ku ka zhvilluar një takim për rreth 30 minuta. Gjatë këtij takimi mësohet se Kryeprokurori ka njohur kreun e shtetit me gjithë problematikat dhe presionin e Ambasadorit Amerikan ndaj tij dhe institucionit që ai drejton. Por në të njëjtën kohë edhe Ambasadori Donald Lu ka mbërritur në Kryeministri. Vetë Edi Rama ndodhet në Kosovë për vizitë zyrtare, por Lu mendohet se ka takuar për rreth 20 minuta zv kryeministrin Niklo Peleshi.
Burime të pa konfirmuara pohojnë se Lu ka tentuar një takim edhe me presidentin Nishani, por nuk ëshë realizuar dot.

 

Article Logic
Execution time: 0.002108097076416