INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kundërshtarë në skenë, por kush do triumfojë nga tre shqiptarët në Eurovizion?

Kundërshtarë në skenë, por kush do triumfojë nga tre shqiptarët në Eurovizion?

Publikuar më: 16:30 07-05-2018

Nesër nis Eurovizion, ku në festivalin e këtij viti në garë janë mbledhur bashkë tre shqiptarë. Veç Bushpepës me këngën e tij “Mall”, fatin do ta provojë edhe Ermal Meta që triumfoi në “Sanremo” me “Non mi avetet fatto niente” dhe Eleni Foureria, e cila konkurron nën flamurin e Qipros.

Eleni, e cilësuar si një prej personazheve më të klikuara të momentit, e kishte fshehur origjinën e saj prej frikës së diskriminimit, dhe vetëm tani vonë ka rrëfyer se quhej Entela Fureraj dhe kishte lindur në Fier.

Eugent Bushpepa është i pari artist mashkull solo që prezanton Shqipërinë në Eurovizion në 12 vjet. Ai ka marrë vlerësime të shumta nga kritika për interpretimin e tij gjatë provave. Bushpepa këndon solo, por nuk është vetëm në skenë. Ai shoqërohet nga dy vokaliste femra dhe një grup i vogël muzikantësh në një interpretim që nis me sfond ngjyrash të errëta për të kaluar ngadalë tek tonet e ngrohta të së kuqes, të verdhës e për të mbërritur te e bardha, kur interpretimi arrin pikën kulmore të saj.


Article Logic
Execution time: 0.0035309791564941