Policia e Kurbinit ka bërë të mundur arrestimin e një të riu i cili para zhvillimit të provimit të maturës shtetërorë në një gjimnaz në rrethin e Kurbinit, ka kundërshtuar fizikisht me forcë administratorin e provimit dhe punonjësit e policisë. 18 vjeçari Floriol Myrta, është konflikutar me administratorin e provimit duke ushtruar dhunë fizike ndaj tij, dhe menjëherë kanë ndërhyrë uniformat blu të Kurbinin që ishin prezent në shkollë, për mbikëqyrjen e mbarëvajtjes së provimit, por i riu Myrta nuk është kursyer as ndaj tyre, duke i kundërshtuar fizikisht. Sipas policisë u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Floriol Myrta, i dyshuar për kryerjen e veprave penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe " Goditje për shkak të detyrës” te parashikuar nga nenet 236/2 dhe 237 te Kodit penal.