INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kundërshtoi kontrollin, mbylli në parukeri tatimorin

Kundërshtoi kontrollin, mbylli në parukeri tatimorin

Publikuar më: 11:02 15-05-2016

Gjykata e Tiranës, ka gjobitur 45 vjeçaren O.K. për shkak se ka kundërshtuar dy punonjës të tatimeve që po ushtronin kontroll në biznesin e saj. Sikur të mos mjaftonte ofendimi ndaj tyre, dhe hedhja në rrugë e dosjeve, sipas Gjykatës, parukierja 45 vjeçare, ka mbyllur në dyqan për disa çaste një nga tatimorët.  

E pandehura ka mohuar akuzën e ngritur ndaj saj, duke pretenduar se në të njëjtën ditë ishte kontrolluar disa herë nga tatimorët. Ajo ka pohuar se në momentin e ngjarjes po nxitonte për te vajza e saj e sëmurë. Inspektorët e Tatimeve, njoftuan shërbimet policore dhe në momentin kur këta të fundit kanë ardhur në dyqan, kanë gjetur të mbyllur brenda në lokal shtetasin K.D dhe si rrjedhojë, kanë shoqëruar në komisariat të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje.

E pandehura O. K. është deklaruar fajtore për akuzën “kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe është dënuar me 60 mijë lekë gjobë.

Article Logic
Execution time: 0.0029871463775635