INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kunjat dëmtojnë veshët. Mijëra fëmijë përfundojnë në spital [VIDEO]

Publikuar më: 12:43 09-05-2017

Studiuesit japin alarmin për numrin e lartë të fëmijëve që përfundojnë në spital si pasojë e dëmtimit të veshëve. Më shumë se 12.000 fëmijë janë trajtuar çdo vit në spital për shkak të përdorimit të pambukut për të pastruar veshët. Një studim i SHBA zbuloi se gjatë 20 viteve  263,000 fëmijë u dërguan në spital pasi u plagosën me kunjat e pastrimit. Në Britani të Madhe, rreth 7,000 njerëz trajtohen për emergjencat e veshit çdo vit, sipas studimeve.  Dëmtimet e shkaktuara nga pambuku përfshijnë sipas raporteve të spitaleve përfshijnë, dhimbje të veshit, dëmtimin e kockave të vogla në vesh, humbjen e bilancit dhe në disa raste dëmtimi mund të çojë në humbjen totale të dëgjimit. Studimi i kryer nga studiuesit e Spitalit Mbarëkombëtar të Fëmijëve zbuloi se fëmijët që u trajtuan në spitalet amerikane për dëmtime të lidhura me veshët ishin përafërsisht  rreth 12,500 fëmijë çdo vit, ose thënë ndryshe në spital janë paraqitur 34 të plagosur në ditë.

Article Logic
Execution time: 0.0029850006103516