INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kupa e Italisë: Inter fiton 3-0, por në finale Milan-Juventus

Publikuar më: 10:04 03-03-2016

Finalja e Kupës së Italisë do të jetë Milan-Juventus. Interi bëri maksimumin në ndeshjen e kthimit ndaj Juventusit, duke e çuar sfidën deri në gjuajtjen e penalltive.

Interi zhvilloi një ndeshje të madhe, duke shënuar 3 herë në kohën e rregullt. Në pjesën e parë me Brozovic, në minutën e 49 Perisic dhe 8 minuta para përfundimit të kohës së rregullt ishte sërish kroati Brozovic që e çoi ndeshjen në 3-0.

Me të njëjtin rezultat, Juvetusi fitoi në Torino dhe takimi shkoi në kohë shtesë, por në 30 minutat e saj nuk pati më gola dhe për të vendosur ekipin finalist u nevojitën gjuajtjet e penalltive. Lojtarët e Juventusit ishin perfekt duke realizuar të pesta goditjet, ndërsa për Interin gaboi Palacio. Njëra nga penalltitë e zikaltërve u shënua nga lojtari shqiptar, Manaj.

Ndeshja finale e Kupës së Italisë do të zhvillohet më 21 maj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034000873565674