INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kupa e Italisë, Juventus mposht Milanin me rezultat 2-1 [VIDEO]

Publikuar më: 15:05 26-01-2017

Juventusi ka fituar ndaj Milanit me rezultat 2-1 në çerekfinale të Kupës së Italisë. Zonja e Vjetër ishte më e mirë dhe kualifikimi u meritua nga vendasit.
Goli i parë në takim erdhi nga Paulo Dybala në minutën e 10-të pas një asistimi nga Juan Cuadrado. Ishte Pjanic që me një goditje dënimi të mrekullueshme realizoi golin e dytë duke krijuar një epërsi qetësie pas vetëm 21 minutash lojë.

Miqtë nuk reaguan në pjesën e parë duke e përfunduar ndeshjen me asnjë aksion të rrezikshëm në portën kundërshtare por në pjesën e dytë gjejnë golin menjëherë me anë të një goditje prej sulmuesi  të Carlos Bacca i cili pas një krosi në zonë gjuan me të parën duke befasuar të gjithë. Por pak minuta pas golit të shpresës Milan pëson një tjetër goditje teksa mesfushori i talentuar bën ndërhyrjen e dytë të rëndë kundër një prej lojtarëve të Juve duke detyruar arbitrin të nxjerrë kartonin e dytë të verdhë. Juve merr kontrollin e ndeshjes në dorë dhe krijon disa mundësi të mira por që nuk shfrytëzohen ashtu siç duhet nga sulmuesit. Kuqezinjte e menaxhuan mirë rezultatin duke siguruar një vend në gjysmëfinale, ku i pret Napoli.

Article Logic
Execution time: 0.0034739971160889