Juventusi ka arritur një fitore të thellë me rezultatin 3-0 ndaj Interit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Për zikaltrit Morata shënoi dy golat e parë ndërsa e vulosi rezultatin Dybala.
Interi ka mbetur me një futbollist më pak, pasi Jeison Murillo është përjashtuar me të kuq në minutën e 70-të.
Torinezët janë shumë afër kualifikimit në finale. Në gjysmëfinalen tjetër Milan fitoi 1-0 ndaj modestëve të Alesandrias.