Gjermani-Kili do të jetë finalja e madhe e Kupës së Konfederatave, me dy kombëtaret që do të kërkojnë trofeun e parë në këtë kompeticion. Gjermania mundi me lehtësi Meksikën në gjysmëfinale me rezultatin 4-1, ku i pari ishte një zgjidhje personale pas një goditje të fortë në hyrje të zonës, ndërsa i dyti finalizim i një pasimi të nisur nga Werner.
Meksika në disavantazh të dy golave e pati të pamundur të arrinte përmbysjen, madje Gjermania arriti të thellojë më tej dhe rezultatin teksa në pjesën e dytë ishte Werner që gjeti rrjetën dhe në këtë sfidë teksa mundi të shënojë në të 59-tën.
Gjithsesi në fund pati pak lavdi dhe për meksikanët që shkurtuan diferencën pas një goditje mjaft të bukur të Fabianit. Kjo do të jetë finalja e parë e Gjermanisë në këtë turne, ashtu si dhe për Kilin që mbrëmjen e së mërkurës arriti të eliminojë Portugalinë.