Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, iu referua polemikës së finales së Copa Del Rey në prezentimin e librit ‘La Undecima, Superkupa e Europës dhe Botërori i klubeve’ nga Enrique Ortego.
Në një deklaratë për mediat, numri një i Realit theksoi që një finale në Santiago Bernabeu nuk mund të luhet. ”Në Bernabeu nuk mund të luhet finalja e kupës sepse në stadium po punohet. Për më tepër, nuk ka ndonjë tjetër temë veç kësaj?”, ishte përgjigja e presidentit.