Është hedhur sot shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.
Përballjet do të jenë Laçi-Skenderbeu dhe Flamurtari-Kukësi.
Takimet do të jenë me sistem vajtje-ardhje dhe do të luhen në datat 6 dhe 20 prill.
Kukësi dhe Skënderbeu nuk kanë arritur asnjëherë që ta fitojnë këtë trofe, ndërsa Laçi është mbajtësja e kurorës.