Nesër luhen ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Tirana do të udhëtojë drejt Gjirokastrës, ndërsa Kukësi pret Skënderbeun në Kamëz.
Trajneri Mema u shpreh optimist për fitore me Luftëtarin, i cili sipas tij ka treguar është një ekip me të vërtetë kompakt në ndeshjet e fundit, duke mundur dy herë edhe Partizanin. Kukësi nga ana tjetër vuan nga mungesat e shumta si Musolli, Krasniqi, kapiteni Shameti dhe së fundmi Valdet Ramën.
Trajneri Gjoka u shpreh se ai përtej mungesave ka dyshen më të mirë sulmuese si Rexhinaldo dhe Shkurtaj. Korçarët duken në presion për sfidën me verilindorët, pasi është alternativa e fundit e tyre për trofe këtë sezon.