INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kupa e Shqipërisë, Tirana fiton në Vlorë, Vllaznia-Skëndërbeu pa gola

Kupa e Shqipërisë, Tirana fiton në Vlorë, Vllaznia-Skëndërbeu pa gola

Publikuar më: 13:08 25-01-2016

Tirana realizon një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë fituan 0-1 në sfidën e parë çerekfinale në Vlorë, duke i prishur debutimin trajnerit Zekirja Ramadani, por edhe ngritur shumë pikëpyetje rreth një pjese të përforcimeve të reja të prezantuara në fushë nga Flamurtari.

Kuqezinjtë u paraqitën me një ekip thuajse të gjithin të rinovuar, ku Krasniqi e Cerkini u aktivizuan në mbrojtje, në mesfushë kishte pritshmëri për uruguajianin Ignacio Nikolini, ndërsa sulmi iu besua brazilianit Danilo Alves, goditja e parë e vlonjatëve në merkaton e dimrit. Nga afrimet e reja Marquez dhe Da Silva qëndruan në stol, ndërsa mungonin Caniggia, Lakoste, Ilir Berisha. Te Tirana, Ilir Daja i besoi grupit me ecuri rekord përsa i takon numrit të ulët të golave të pësuar, me dy brazilianët Almeida dhe Uillian që e nisën sfidën nga stoli.

Të dielën, u luajt edhe ndeshja tjetër e Kupës së Shqipërisë, ku Vllaznia, e cila tashmë drejtohet nga Cungu, arriti një barazim pa gola ndaj kampionëve të Skënderbeut.

Në këtë ndeshje Vllaznia dha një sinjal të rëndësishëm duke treguar se ka ndryshuar fytyrë me emërimin e Armando Cungut, ndërsa Skënderbeu e vë në dyshim kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës që do të caktohet pas 90 minutëshit të 17 shkurtit që do të luhet në Korçë.

Article Logic
Execution time: 0.0036320686340332