1. Ëndrrat e çuditshme
Shikoni çfarë hani nëse ëndërroni gjëra të çuditshme. Një dhimbje stomaku, a një përzierje ju shkakton parehati dhe si rrjedhojë ëndrrat janë aspak të zakonshme.
2. Të mbash mend më shumë ëndrra se zakonisht.
Ëndrrat e gjata, të detajuara mund të argëtojnë miqtë që ju dëgjojnë, por s’janë shenjë dhe aq e mirë për ju. Studimet e kryera kanë vërtetuar se njerëzit që zgjohen shpesh natën mbajnë mend me qartësi çdo ëndërr që kanë parë. Pra ti mund të mos jesh duke bërë gjumë të mirë.
3. S’shihni ëndrra fare.
Nëse nuk mbani mend kurrë asnjë ëndërr, mund të vuani nga apnea, çrregullimi i frymëmarrjes gjatë gjumit. Zgjimet e herë pas hershme ju bëjnë të mos i kushtoni aspak rëndësi gjumit dhe aq më pak ëndrrave.
4.Shihni shumë ëndrra!
Nëse gjatë gjithë kohës shihni ëndrra – përfshi këtu edhe gjatë dremitjeve të drekës- mund të jeni duke vuajtur nga “narcolepsy”. Ky çrregullim ju bën të ndiheni të lodhur gjatë ditës dhe të dobët. Regjimi i gjumit prishet dhe proçesi i ëndrrave nis shumë më herët nga ç’duhet të fillojë në gjendje normale.