INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kuptoni çfarë nuk shkon me ju nga lloji i nepsit që keni

Kuptoni çfarë nuk shkon me ju nga lloji i nepsit që keni

Publikuar më: 11:35 03-05-2017

Gjendja emocionale ndikon drejtpërdrejt në stomak, një nga organet më të ndjeshme.

Shpesh kur jemi të stresuar ndiejmë dhimbje. Nga ana tjetër, ushqimet ndikojnë shumë në humorin tonë. Siç e dimë, dy katrorë çokollatë janë zgjedhja e duhur kur jemi të rënë moralisht. Nepset që kemi nuk janë të rastësishme; trupit i mungon një përbërës i caktuar dhe kjo reflekton në një gjendje të caktuar.

Jo më kot në disa raste na shkon në mendje për një çokollatë, e në të tjera për një picë pikante. Ju për çfarë ju ka shkuar mendja?

Ëmbëlsira
Çfarë ndodh kur ju hahet shumë një ëmbëlsirë? Ndiheni të palumtur. Mund të jeni duke punuar së tepërmi, deri në lodhje. Trupi e kërkon sheqerin sepse ai rrit nivelin e serotoninës, hormoni përgjegjës për lumturinë. Sheqeri vepron si një drogë duke ju bërë të ndiheni më në formë.

Ushqime pikante
Befas ju hahet diçka që të ketë spec, piper, dhe çdo gjë tjetër pikante të mundshme? Do të thotë se ndiheni të mërzitur, kërkoni aventurë. 'Niveli i djegësirës së erëzave pikante është pothuajse i njëjtë me atë të dhimbjes'-shpjegojnë ekspertët.

Ushqime me kripë
Si në rastin e sheqerit, ashtu edhe dëshira për të kripura tregon një gjendje jo të mirë emocionale. Mund të ndiheni tepër të lodhur dhe në prag depresioni. Mundohuni të stërviteni për të shmangur thellimin e gjendjes.

Patatina, çibukë, ushqime të forta të paketuara
Nëse ju hahen ushqime 'që kërcasin' do të thotë se ndiheni të stresuar, të frustruar. Diçka mund t'ju ketë nervozuar, si përshembull jeni duke bërë diçka që s'ju pëlqen dhe ndiheni të lodhur nga kjo.

Çokollatë
Pse për Shën Valentin dhurohen shumë çokollata? Sepse çokollata është ushqimi i dashurisë. Nëse ju hahet çokollatë do të thotë se ndjeni nevojën për intimitet, pasion, të ndani orë me një njeri të afërt.

Article Logic
Execution time: 0.0037519931793213