Të shumtë janë shqiptarët që kanë emigruar jashtë kufijve në kërkim të një jete më të mirë dhe jo të pakta janë rastet kur shqipet kanë arritur të korrin suksese në vendet ku kanë emigruar.
Fatime Gashi është kurorëzuar "Miss Manchester 2018". Nga një refugjate në Mbretëreshë të Bukurisë, studentja e Mjekësisë fitoi zemrat e jurisë me paraqitjen e saj raporton “Manchester Evening News”.
21-veçarja Fatime Gashi së bashku me familjen e saj u larguan nga Kosova në vitin 1999 për shkak të gjendjes së luftës për të nisur një jetë të re në Manchester, qytet të cilin e quajnë si shtëpinë e tyre tashmë.
“Mançesteri më ka dhënë kaq shumë dhe ndihem sikur kjo është mënyra ime e kthimit në qytetin tim në shtëpi. Kjo ende po më duket si një ëndërr “, ka thënë Gashi, e cila shtoi se kurrë nuk ka besuar që do të fitonte.
Epo ja vlen të ndjehemi krenarë! Bukuria shqiptare po vlerësohet kudo.