Edhe pak minuta na ndajnë nga fillimi i ndeshjes miqësore Shqipëri-Marok, ndeshje që i paraprin asaj ndaj Maqedonisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit Rusi 2018. Federata Shqiptare e Futbollit ka postuar një video, me pamje nga dhoma e zhveshjes së kuqezinjve në stadiumin e inauguruar sot “Loro Boriçi”, i cili do të jetë foleja e dytë e shqiponjave.
Në këtë video mund të shikoni edhe që futbollisti i cili do të mbajë numrin e “rëndë” të kapitetin të larguar, Lorik Cana, është pikërisht mbrojtësi, Frederik Veseli.
Shpresojmë që ky numër të shërbejë si ogur i mirë për Veselin, gjithashtu shpresojmë që edhe stadiumi i ri t’i sjellë fat Kombëtares Shqiptare të Futbollit.