Kombëtarja e Shqipërisë ka mbërritur paraditen e sotme në Francë ku do të marrë pjesë për herë të parë në Kampionatin Europian të futbollit.
De Biazi dhe lojtarët kuqezinj kanë zbritur në aeroportin e lokalitetit Perros Guirec, ku janë pritur nga gazetarë francezë dhe të tjerë të huaj.
Ekipi shqiptar do të qëndrojë në qytezën Lannior, ku do të pritet edhe nga autoritetet vendase. Mikpritja për kuqezinjtë duket e ngrohtë, pasi në rrugët e qytetit janë vendosur parulla “Mirësevjen Shqipëri”.
Pasditen e sotme rreth orës 17:30, 23 lojtarët e përzgjedhur nga De Biazi do bëjnë stërvitjen e parë në Francë.