INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kuqezinjtë zhvillojnë seancën e radhës, Agolli dhe Hysaj stërviten të diferencuar

Kuqezinjtë zhvillojnë seancën e radhës, Agolli dhe Hysaj stërviten të diferencuar

Publikuar më: 13:03 03-10-2017

Sot, paradite skuadra Kombëtare ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore nën drejtimin e trajnerit Christian Panuçi. Kuqezinjtë janë grumbulluar në kompleksin “Tropikal” dhe risia më e madhe ishte Enea Koliçi.

Portieri i kampionëve zuri vendin e Thoma Strakoshës, pasi ky i fundit është dëmtuar dhe po ndjek një seancë rehabilitimi. Sot, “gardiani” i kuksianëve u stërvit me Hoxhën dhe Berishën për dy sfidat e radhës kundër Spanjës dhe Italisë.

Në sy ra stërvitja e diferencuar e Agollit dhe Hysajt. Të dy kanë probleme të vogla fizike, por në dy sfidat e ardhshme priten të jenë titullar.

Article Logic
Execution time: 0.0036690235137939