Nërkohë që shtatori erdhi me të ftohtin dhe shirat, Albani ka shkuar larg me pushime për të shfrytëzuar ngrohtësinë e diellit deri në ditën e fundit. E ndërkohë që dielli rrezaton ngrohtësinë në foton e tij, një tjetër e mban përkahu. E kemi fjalën për Miriam, bashkëshorten dhe muzën e tij. Siç kemi kuptuar nga tekstet e këngëve të Albanit, ata janë një çift i dashuruar me pranverën, verën, natyrën, diellin. Në fakt nuk e dimë pse Albani ka shkuar aq larg, kur diellin e ka gjithmonë në krah siç shkruan në foton më poshtë me Mirjamin, por në fund të fundit kujt i bëjnë keq dy diej?