Këngëtarët nuk kanë qenë gjithmonë ato që bëjnë namin sot me koncerte dhe të ardhura marramendëse.
Të paktën jo brezi i Bleonës. E ftuar në "Xing me Ermalin" këngëtarja që shquhet për natyrën e hapur ka rrëfyer se i është gjithmonë mirënjohëse Ardit Gjebreas që e ka ndihmuar në kohët e saj më të vështira. Ajo kujton se në hapat e parë të karrierës, kur organizatorët e koncerteve që bënte në Gjermani, nuk i jepnin lektë e dietës, Arditi i i blinte pizza dhe i sugjeronte të mos mërzitej se do t'ia paguanin më vonë. /intv.al/