INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur bëhet fjalë për nënën, Stresi nuk është “bad boy”! Urimi për ditëlindjen e saj është shumë emocionues [FOTO]

Kur bëhet fjalë për nënën, Stresi nuk është “bad boy”! Urimi për ditëlindjen e saj është shumë emocionues [FOTO]

Publikuar më: 18:53 07-12-2017

Shihni me çfarë fjalësh të ëmbla e uron Stresi nënën e tij për ditëlindje!

Njihet ndryshe si “Bad Boy 4 Life” por kur bëhet fjalë për mamin, Stresi “zbutet”. Ai po kalon një periudhë të mirë në jetën profesionale, sepse këngët e tij të fundit në bashkëpunim me Anxhelon dhe Flor Bana kanë qenë shumë të suksesshme.
Pas performancës së mrekullueshme te “Kënga Magjike”, Stresi ka patur një ditë të veçantë sot. Reperi i njohur, me anë të një postimi në Instagram ka uruar të ëmën e tij për ditëlindje. Me fjalë të ndjera, reperi shkruan se nëse do të detyrohej të zgjidhte mes botës dhe nënës ai do të zgjidhte nënën duke e bërë atë të ndihet sot, mami më e lumtur në botë.
“Sot eshte Ditelindja Jote Mam : Nëna është ajo e cila e përkund djepin me të majtën e saj, kurse botën me të djathtën e saj. Sikur të ishte bota në njërën pëllëmbë të dorës time, kurse nëna në pëllëmbën tjetër të dorës, e unë.. do ta zgjedhja nënën! E ardhmja e fëmijës, varet nga nëna. Nëna ime është ajo e cila më ka ndërtuar”.
“Vërtetë e tërë bota është e vogël, kurse nëna, mbetet gjithnjë e madhe!”.
“Nëna është një kandil i shenjtë që m’i ndriçon netët e jetës, me modestin dhe stilin e saj të lehtë të një amërisë. Duaje Nenen Rrespektoje Dhe Do Vdesesh I Lumtur luv u mom (.sic)”, shkroi Stresi.

sinjo.png

Article Logic
Execution time: 0.0036840438842773