INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur bëjnë sherr gratë e politikës…

Kur bëjnë sherr gratë e politikës…

Publikuar më: 13:20 11-05-2016

Mbledhja e Komsionit të Shëndetësisë është shoqëruar me debate të nxehta. Tonet e ashpra të deputetëve kanë sjellë dhe ndërprerjen e saj disa herë.
I pranishëm ka qënë dhe Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili raportoi lidhur me ndryshimet e fundit në sektorin e shëndetësisë.
Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi ka ndërprerë disa herë ministrin kur flitej për largimin nga puna të personelit mjekësor.
Ministri Beqaj ka thënë se nuk është marrë ai me emra të përveçëm gjatë shkarkimeve të punonjësve.

Ja ç’tha Beqaj:

“Nuk e di sesa punonjës janë shkarkuar. Sipas proçedurave dikush largohet për një muaj, disa për një kohë tjetër. Kush është ndryshimi i miratuar nga unë, jua përsëris prapë, fillojmë me spitalet rajonale. Kanë punuar 5 mijë e 510 vetë, do punojnë 5 215 vetë”.
Kjo çështje u bë mollë sherri për gratë deputete.
Në “mbrojtje” të ministrit Beqaj i doli deputetja e majtë, Klodiana Spahiu, e cila dialogoi ashpër me Vokshin.

Ja debati:


Klodiana Spahiu: Nuk mund t’i kthehesh ministrit duke iu shfryrë për çështje që mund ti kesh dhe personale. Nëse doni debat vetëm me Beqaj, shkoni në emisione dhe bëni shou, por këtu jemi për raportim.
AlbanaVokshi: Nuk e kam personale, por është problem i shqiptarëve, nuk po u jepni akses shqiptarëve dhe po u mohoni atyre një të drejtë kushtetues. Moj, nuk më ndalon dot ti!
K. Spahiu: Vetëm bisedë parlamentare s’bëhet me ty! Mos e ktheni në politikë!
A. Vokshi: Ç’ka politikë këtu se jeni dhe mjek. Ç’do thoni për drejtorin e Korçës.
K. Spahiu: Nuk arrin të kuptosh një gjë të rëndësishme, duke thënë gënjeshtra, nuk u mbush dot mendjen njerëzve.
A. Vokshi: Ç’mund të thoni për spitalin e Durrësit se jeni dhe deputete?!
K. Spahiu: E ke të gënjeshtërt informacion dhe më thoni nëse ka ilaçe apo jo.

Po në debat ndërhyjnë dhe dy deputete e djathta, Albina Dede dhe Arbjola Halim.

Albana Deda tha: Unë dua të di mbi chek up sa janë realizuar nga Lezha. A keni shkuar në maternitetin e Lezhës? Ku ndaj grave përdoren mjete të ndryshkura, jashtë cdo standarti. Plus recetave fiktive, pra ju e keni humbur mekanizmin e kontrollit mbi recetat.
Arbjola Halimi: Mbani nga 4-5 veta në punë dhe shkarkoni familjarë që e kanë pasur vendin e punës, të vetmin burim të ardhurash. Në Elbasan ndodh kjo edhe në spitalin e Cërrikut, një serum kanë frikë të marrin banorët.

Article Logic
Execution time: 0.0035319328308105