Tashmë publiku shqiptar është familjarizuar tej mase me telenovelat turke dhe po të doni të kujtoni një tillë me siguri që mjafton të mbani mend emrin e një prej aktorëve kryesorë.
E kush mund ta harrojë të famshim Ezel, që mbërtheu para ekranit burra dhe gra me historinë që solli për publikun shqiptar?
Kësaj here ka qenë futbollisti shqiptar Sokol Cikalleshi i cili luan në skuadrën turke të “Osmanlıspor” dhe ka postuar në profilin e tij një foto me aktorin Kenan Imirzalioglu.
Mesa duket ndër njerëzit që interesohen shumë për Ezelin është edhe aktori i famshëm Bes Kallaku i cili shkruan në koment: “Si e kishte dajën...”.
Stë fal Besi! Vip-at e showbizz-it dinë si të interesohen për njëri-tjetrin...