INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur dashurojnë shenjat: Ja si i shpreh ndjenjat për ju secila shenjë HOROSKOPI

Kur dashurojnë shenjat: Ja si i shpreh ndjenjat për ju secila shenjë HOROSKOPI

Publikuar më: 20:28 09-04-2020


Dashi

Duken stoikë e të ftohtë, por kjo është thjesht mënyra si janë Dashët. Ata flirtojnë duke ju ngacmuar, duke ju vënë në lojë por nuk duhet t’ua merrni për keq. Është mënyra e tyre për t’ju kushtuar vëmendje.


Demi

Është shenja më vëzhguese dhe më e drejtpërdrejtë. Nëse një Dem ju do, ua thotë qartë dhe hapur, bashkë me arsyet pse ju i ngjallni ndjenja. Ndoshta nuk e bën shpesh, por nëse një Dem u thotë një herë se ju do, merreni për të mirëqënë.

Binjakët

Ndonjëherë kokëfortë, e megjithatë shumë të këndshëm për t’i pasur afër. Binjakët janë njerëz që u pëlqejnë bisedat, shakatë e guximshme; nëse i bëjnë këto me ju, tregojnë se janë të interesuar. Nëse dikush nuk u intereson, tregohen të ftohte, ndryshe nga ç’janë zakonisht.

Gaforrja

Një shenjë dëshpërimisht romantike! Nëse një Gaforre ju do, dijeni se do t’ju dërgojë lule e do t’ju bëjë surpriza plot dashuri. Fjalët poetike janë mënyra e Gaforres për t’ju dhënë dashurinë më romantike në botë.

Luani


Janë dominante, pasionantë. Luanëve u pëlqen të jenë qendra e botës, dhe nuk para e teprojnë me komplimenta. Madje edhe kur komplimentojnë apo kur shprehin ndjenjat, mund të mos duken aq të përfshirë nga mënyra logjike sesi flasin. Veçse duhet ta dini se nëse e shprehin dashurinë, e kanë të vërtetë.

Virgjëresha

Një shenjë perfeksioniste si Virgjëresha nuk lë asgjë t’i shpëtojë. Por nëse me ju shfaqen të pasigurtë e u dalin në pah pikat e tyre të dobëta, do të thotë thjesht se ju duan.


Peshorja

Peshoret e marrin shumë seriozisht një marrëdhënie. Nëse ju duan do të jenë aty për ju sa herë keni nevojë. Do t’ju ndihmojnë, do t’ju marrin me makinë nëse nis shiu e jeni pa çadër. Dashurinë e tregojnë duke ju qëndruar pranë kurdoherë.

Akrepi

Akrepi është i zjarrtë edhe kur thjesht jeni duke u njohur. Mund të duken tepër flirtues por në të vërtetë, është thjesht mënyra e tyre e të bërit të gjërave, plot intensitet, plot pasion. Një Akrep i thotë gjërat siç i ndjen dhe nëse ndjen diçka, do ta merrni vesh të parët. Me të do të bëni çmenduri, biseda të thella dhe intimitet si me askënd tjetër, gjithmonë nëse ju do.

Shigjetari

Shigjetarët e përjetojnë dashurinë shumë fizikisht. Nëse i interesoni një Shigjetari, ai do t’ju afrohet, do t’ju prekë, do t’ju puthë qafën. E kanë shumë të nevojshme ta ndjejnë dikë së afërmi.

Bricjapi

Bricjapi është i duruar, ndonjëherë i turpshëm. Dashurinë nuk e shprehin menjëherë, por me shumë logjikë, duke shprehur edhe vlerësimin që kanë për ju si individ. Kur i interesoni, ata do t’ju japin këshilla sepse duan më të mirën për ju. Mund të ndjejnë thellë, por s’para e shprehin.

Ujori

Janë shenja më e pazakontë, ndaj dashuria e tyre është e paparashikueshme. Është e vështirë të kuptoni nëse ju duan nga veprimet e tyre, por sa më shumë t’ju duan, aq më të çmendur bëhen. Mund t’ju surprizojnë me një dhuratë ose udhëtim të papritur. Ose thjesht, do t’ju tregojnë anën e tyre më të veçantë.

Peshqit

Kjo shenjë e famshme për ndjeshmërinë, ndjen aq shumë sa mezi e fsheh. Janë ata shokët që ju shkruajnë poezi romantike, që ju dhurojnë albume me foto së bashku. Pak po e sigurtë që nëse dikush i shenjës së peshqve ju do, do ta merrni vesh.

Article Logic
Execution time: 0.0039529800415039