INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur dëbora e bardhë nxjerr anën tonë të zezë

Kur dëbora e bardhë nxjerr anën tonë të zezë

Publikuar më: 13:29 12-01-2017

Nga Anisa Bega

Sa hap rrjetet sociale, të mbushet syri me dëborë, ku disa hedhin foto, ose video në vende të ndryshme. Komentet janë ato që të bën të shohësh më qartë përjetimin që kanë njerëzit në lidhje me rënien e dëborës në Tiranë. Nuk e kuptojnë disa që adresat janë personale dhe nëse dëshironi  t’i shikoni  bëjeni , nëse jo futjani  vrapit dhe dilni nga faqja ime! Më kanë bërë shumë përshtyje disa miq në facebook, sidomos ata që  kishin një negativitet dhe gjykim të madh, ndaj atyre që shprehnin gëzimin e tyre ndaj dëborës. Ofendime të shumta, duke parë edhe detaje të fotos. Më falni, po e përsëris, kur jepet një mendim, në rradhë të parë duhet t’ju kërkohet ai. Pse e keni maninë të  dukeni sikur vetè jeni njisha dhe nuk bëni gabime të tilla? Pse keni kaq shumë qejf të dukeni, se vetëm mendimi juaj është i drejtë dhe të tjerët i shikoni me mëshirë? A jeni në terezi o njerëz, që shfaqni kaq hapur, problemet që keni me veten dhe faktin që nuk jeni të lumtur?!

Në orët e para të rënies së dëborës, pashë poshtë pallatit fëmijë që gëzonin duke luajtur me të. Me ta ishin edhe prindërit, të cilët në mes të dëborës dolën dhe u agëtuan njësoj si fëmijët e tyre. Dihet që vitet e fundit, nëse nuk bën një foto që ta postosh në rrjete sociale nuk është normale dhe shumica  jemi prekur nga kjo gjë (ka edhe raste të pakta që nuk kanë adresa fare në rrjetet sociale). Ja ku vjen negativizmi tjetër: “ Ua, si e nxorri gocën kjo në mes të dëborës, po sikur të thyente këmbën?!”. Po sikur, ne të jetonim në Alaskë, po sikur, po sikur…

Nuk i mbaj mend mirë të gjitha ato çka pashë, por kishte edhe tipa që shkruanin: “ Sikur nuk kanë parë dëborë me sy, na hapën barkun”. Dakord, ju keni parë më shumë se unë. Faji im është që jam nga Tirana?! Po sërish lind pyetja: Ç’ju duhet ju? Bëjini block, këtyre që ju shqetësuan kaq shumë. Nuk dua të bëj analiza më të thella në lidhje me këtë sjellje që nuk më bëri përshtypje, se edhe për tema të tjera mendjen të bëjmë “ njishin dhe perfektin” e kemi.  Faleminderit nëse e lexuat  këtë shkrim dhe ju mora nga koha juaj! Le të shijojmë pak dëborën tani! Nuk jua ka fajin dëbora për hallet që keni! Boll me negativitet!

 
Article Logic
Execution time: 0.0035049915313721