INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kur diktatorit Kim Jong-un i rreh zemra fort...

Kur diktatorit Kim Jong-un i rreh zemra fort...

Publikuar më: 16:07 27-04-2018

‘Së shpejti do të jemi sërish një’ është ky mesazhi që i kanë përcjellë botës dy liderët e Koreve. Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut kërkojnë të vendosin rrugë komunikimi plot 58 vite pas mbarimit të luftës.Dhe ndër vendimet më të rëndësishme nga i cili preket e gjithë bota është edhe deklarata e diktatorit Kim Jong un u cili u shpreh se do të tërhiqet nga denuklarizimi.Jong un u bë lideri i parw pas kaq shumë vitesh që shkel në Korenë e Jugut duke shtrënguar dorën me presidentin e Koresë së Jugut Moon Jae-in.

‘Dhe në fakt ky shtrëngim duarsh sinjalizon fillimin e një historie të re. ishin këto fjalët e Kim Jong un vetëm pak minuta pasi mbërriti në fshatin i cili shënon edhe kufirin mes Penianit dhe Seulit.

Por cfarë u tha mes dy liderëve.

“Bota po na sheh, duhet të arrijmë një marrëveshje ju u treguat shumë i guximshëm që erdhët deri këtu” u shpreh presidenti Koresë së Jugut.

Ndërsa diktatori shtoi se zemra i rrihte fort.

‘Jemi të lidhur nga gjaku dhe nuk mund të jetojmë të ndarë’ shtoi Kim jong un duke premtuar se homologu duhet të flejë i qetë pasi do t’i jap fund armëve bërthamore.
Dhe të dy sëbashku duke shtrënguar duart shëtitën në territorin e Koresë së Jugut dhe në shenjë të paqes dhe prosperitetit ata mbollën një pemë së bashku.

Përvec aspektit zyrtar ajo cka tërhoqi vëmendjen ishte momenei kur diktatori Kim hipën në limuzinë dhe plot 12 truproja e ndjekin duke vrapuar.Takimi i tyre është përshëndetur edhe nga presidenti amerikan Donald Trump.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë e vlerësoi lart takimin midis liderit verikorean, Kim Jong Un dhe presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in, duke e cilësuar si historik. Takimi i tyre pritet t’i hapë rrugë edhe samitit të mundshëm midis Kim Jong-un dhe presidentit amerikan Trump në muajin maj.

Por, jo të gjithë e mirëpritën vizitën e diktatorit koreano-verior në jug. Disa grupe konservatorësh protestuan në Penian dhe në afërsi të zonës ku po zhvillohet samiti. Ata janë mosbesues dhe thonë se plani i Kim Jong-un nuk është paqja.

Article Logic
Execution time: 0.0048248767852783